Vetëvritet një person në Prishtinë
Foto: Zëri / Ilustrim

Vetëvritet një person në Prishtinë

Kronika April 08, 2026 - 08:56

Një person ka kryer vetëvrasje mëngjesin e së martës në kryeqytet. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin ditor, shkruan Zeri.info.

Sipas Policisë, i njëjti aktin dyshohet se e ka kryer me një pushkë gjuetie, e cila është gjetur në vendin e ngjarjes.

Siç njofton Policia, kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur viktimën dhe e kanë raportuar rastin pranë stacionit policor.

Me vendin të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Vetëvrasje

Prishtinë, 07.04.2026 – 09:40. Raportohet se nga familjarët është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, që dyshohet se është përdorur në rast. Në vendin e ngjarjes, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi mjekësor që e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, është iniciuar rasti dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Zëri