Gjobitet istogasi pasi voziste me një person të shtrirë mbi veturë

Gjobitet istogasi pasi voziste me një person të shtrirë mbi veturë

Kronika April 07, 2026 - 14:36

Policia e Kosovës, përkatësisht Stacioni Policor në Istog, ka shqiptuar tiketë ndaj një kundërvajtësi për një veprim tejet të rrezikshëm në trafik.

Sipas njoftimit, më 4 prill 2026, i dyshuari ka lëvizur me automjetin e tij ndërkohë që mbi veturë ishte i shtrirë një person tjetër, duke rrezikuar seriozisht jetën e tij.

Gjoba e shqiptuar është 150 euro, transmeton Zeri.info.

Autoritetet theksojnë se veprime të tilla përbëjnë shkelje të rëndë të rregullave të komunikacionit dhe paraqesin rrezik të madh për sigurinë publike. /Zëri