Vdekje e dyshimtë në Prishtinë, Policia nis hetimet
Kronika
April 07, 2026 - 13:50
Një person është gjetur pa shenja jete në një shtëpi në rrugën “Obria” në Prishtinë.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Rreth orës 11:30 Policia ka pranuar informatën për një person pa shenja jete, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull”, tha Pllana për “Zërin”.
Pllana tha se Policia në koordinim me prokurorin e Shtetit kanë nisur hetim lidhur me rastin dhe është duke vazhduar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe ekzaminimeve të nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Zëri