Zjarr në Skenderaj, humb jetën një person
Kronika
April 07, 2026 - 12:23
Një person e ka humbur jetën në Llaushë të Skenderajt.
Dyshohet se kjo ka ardhur si pasojë e një zjarri atje.
Rastin e ka konfirmuar Valon Preteni, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.
“Rasti ka ndodhur. Prokurorja e rastit ka dalë në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë i viktimës me vendim është dërguar për obduksion në IML”, tha Preteni.
Preteni theksoi se mbetet të përcaktohet se cili ka qenë shkaku i rastit të zjarrit pas hetimeve që do të zhvillohen.
Ende mbetet e paqartë se ku ka shpërthyer zjarri.