Lëndohen pesë persona nga aksidenti mes dy veturave në Tomoc të Istogut
Kronika
April 04, 2026 - 18:49
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Tomoc të Istogut.
Në aksident janë përfshirë dy vetura, teksa pesë persona kanë pranuar tretman mjekësor nga lëndimet e pësuara.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Personat e lënduar janë dërguar fillimisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe më pas disa prej tyre në emergjencë për trajtim të mëtejshëm”.