Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë për posedim të narkotikëve
Kronika
April 04, 2026 - 09:16
Një grua është arrestuar në Fushë-Kosovë nën dyshimin për posedim të paautorizuar të narkotikëve.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 03:52, në rrugën “Dardania”, ku gjatë kontrollit tek e dyshuara është gjetur dhe konfiskuar një sasi marihuanë me peshë 5.87 gramë, raporton Zeri.info.
“Rr. Dardania, Fushë Kosovë 03.04.2026 – 03:52. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një sasi me substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë 5.87 gramë. Me urdhër të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri