Vdes punëtori pas rënies nga kati i parë në Ferizaj, rasti nën hetime
Foto: Laura Hasani

Vdes punëtori pas rënies nga kati i parë në Ferizaj, rasti nën hetime

Kronika April 03, 2026 - 21:53

Një punëtor, 44-vjeçar, ka rënë nga kati i parë i një ndërtese duke pësuar lëndime fatale. Rasti kishte ndodhur më 28 mars në Ferizaj.

Fillimisht, ai u transportua në Emergjencën e Ferizajt dhe më pas në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm.

Më 3 prill 2026, policia konfirmoi se i njëjti punëtor ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve. Njësia e hetimeve dhe inspektorët e punës kanë ndërmarrë veprimet procedurale, ndërsa përgjegjësi i punimeve F.S. (46 vjeç) është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është cilësuar si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, dhe hetimet vazhdojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaktarët e vdekjes.

“Është njoftuar prokurori i rastit, i cili ka autorizuar Sektorin e Hetimeve Rajonale në Ferizaj për vazhdimin e hetimeve me qëllim të sqarimit të rrethanave dhe shkaktarëve të vdekje”, deklaroi zëdhënësi i Policisë, Kanun Veseli.