Gjendet një granatë dore në bodrumin e një banese në Mitrovicë të Veriut, Policia jep detaje
Kronika
April 03, 2026 - 13:13
Një mjet i dyshimtë, granatë dore, është gjetur sot në bodrumin e një banese në rrugën “Milan Shuflai” në Mitrovicë të Veriut.
Lajmi është konfirmuar për tëvë1.info nga shefi i Planifikimit në kuadër të Operativës Rajonale Mitrovicë - Veri të Policisë së Kosovës, Erduan Baliu, i cili ka thënë se granata është larguar dhe nuk ka asnjë rrezik për qytetarët e asaj zone.
“Një granatë dore është gjetur në bodrumin e një banese në afërsi të urës kryesore, granata është larguar dhe nuk ka asnjë rrezik”, tha Baliu.