Prokuroria nis hetimet për njehsorët e KEDS-it
Foto: Laura Hasani

Prokuroria nis hetimet për njehsorët e KEDS-it

Kronika April 03, 2026 - 11:32

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore për grumbullimin e informatave lidhur me njehsorët e KEDS-it.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi se këta njehsorë nuk bëjnë matjen e saktë të energjisë elektrike të shpenzuar dhe në këtë rast është kryer vepra penale “Mashtrimi”.

“Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të sigurimit dhe grumbullimit të provave shtesë lidhur me këtë rast, duke përfshirë edhe veprimet ndaj zyrtarëve të KEDS-it”, thuhet në njoftim. /Zëri