Arrestohen dy persona për armëmbajtje pa leje në Prishtinë dhe Skenderaj
Foto: Laura Hasani

Arrestohen dy persona për armëmbajtje pa leje në Prishtinë dhe Skenderaj

Kronika April 03, 2026 - 09:36

Dy persona janë arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Kështu thuhet në raportin 24-orësh të Policisë, ku në Skenderaj me vendim të prokurorit i është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit dhe i janë konfiskuar dy pistoleta pneumatike dhe një pushkë ajrore pa leje përkatëse.

"I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt", thuhet tutje në raport.

Ndërkaq, në Prishtinë është arrestuar i dyshuari, pasi gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë.

"Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt", thuhet në raport. /Zëri