Një person në Kaçanik kërcënon zyrtarët policorë pasi e gjobitën
Foto: Laura Hasani

Një person në Kaçanik kërcënon zyrtarët policorë pasi e gjobitën

Kronika April 03, 2026 - 09:14

Një person është arrestuar në Kaçanik pasi ka kërcënuar zyrtarët policorë.

Rasti ka ndodhur më 02.04.2026, rreth orës 16:30, raporton Zeri.info.

PK-ja bën të ditur se fillimisht i dyshuari nuk u ishte bindur urdhrave të zyrtarëve e më pas i kishte kërcënuar verbalisht ata.

“I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor. /Zëri