Ekstradohet nga Franca për në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë
Foto: Laura Hasani

Ekstradohet nga Franca për në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

Kronika April 03, 2026 - 08:44

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten është bërë ekstradimi i një shtetasi kosovar nga Franca për në Kosovë.

Bëhet e ditur se i dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet zvicerane, pasi kërkohej përmes INTERPOL-it nga institucionet e drejtësisë të vendit për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

“Ekstradimi u realizua duke u bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Kosovës dhe atyre franceze.

I dyshuari pas ekstradimit u është dorëzuar njësiteve përkatëse të Policisë, rajoni i Pejës për vazhdim me procedurat e tjera ligjore”, thuhet në njoftim. /Zëri