Durrës, 24-vjeçarja humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në kanal
Kronika
April 02, 2026 - 19:05
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një shofere 24-vjeçare ka përfunduar me automjetin e saj brenda një kanali me ujë, por fatmirësisht ka shpëtuar dhe është dërguar menjëherë në spital.
Ngjarja ndodhi këtë të enjte rreth orës 17:15, në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit”, ku automjeti me drejtuesen Xh. K., dyshohet se, për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.
Si pasojë, 24-vjeçarja ndodhet në spital duke marrë ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.