Prangoset një person në Vushtrri, dyshohet se sulmoi seksualisht një femër
Foto: Laura Hasani

Prangoset një person në Vushtrri, dyshohet se sulmoi seksualisht një femër

Kronika April 02, 2026 - 08:59

Një mashkull është arrestuar në Vushtrri, të mërkurën rreth orës 12:00.

Sipas Policisë, i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht një femër.

“Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Zëri