30-vjeçari që ishte i plagosur me armë zjarri vdes në QKUK
Kronika
April 01, 2026 - 20:07
Një ngjarje e rëndë ka përfunduar tragjikisht, pasi personi i lindur në vitin 1996, i plagosur më herët nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Ai ishte dërguar për trajtim në QKUK pas incidentit të ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Marecit”.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës Naser Syla.
Syla tha se edhe përkundër të gjitha masave të ndërmarra nga Ekipa Mjekësore kujdestare, viktima ka ndërrua jetë.