Mbi 1600 gjoba për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj
Foto: Ilustrim/ Laura Hasani

Mbi 1600 gjoba për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj

Kronika April 01, 2026 - 15:14

Mbi 1600 gjoba janë shqiptuar nga Policia Rajonale e Ferizajt për tejkalim të shpejtësisë.

Kështu ka njoftuar Policia Rajonale e Ferizajt, ku gjatë muajit mars 2026 ka shqiptuar gjithsej një mijë e gjashtëqind e tridhjetë e tre (1633) gjoba ndaj shoferëve, të cilët janë kapur duke lëvizur me shpejtësi mbi normat dhe kufizimet e lejuara.

“Ky aktivitet është realizuar në kuadër të fushatës ‘Shpejtësia nuk është aftësi, është rrezik’, e zhvilluar nga data 16.02.2026 deri më 28.02.2026, me moton: ‘Mos e mat jetën me kilometra në orë”’

Apel për shoferët:

Shpejtësia e papërshtatshme rrezikon drejtpërdrejt jetën e shoferit dhe të të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion. Respektoni kufizimet e shpejtësisë dhe përshtatni ngasjen me kushtet e rrugës, pasi një moment pakujdesie mund të ketë pasoja në njerëz.

Kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.

Ftohen qytetarët të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo shkelje përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në numrat: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406”, thuhet tutje në raport. /Zëri