Digjet një veturë në rrugën Gjilan - Prishtinë, s’ka të lënduar

Digjet një veturë në rrugën Gjilan - Prishtinë, s’ka të lënduar

Kronika April 01, 2026 - 13:10

Një veturë është djegur sot në magjistralen Gjilan - Prishtinë, ku fatmirësisht askush nuk pësoi lëndime.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha se dëmet materiale janë të konsiderueshme në automjet.

“Policia e Kosovës njësiti nga stacioni policor i Novobërdës kanë dalë më vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se nuk ka persona të lënduar, gjersa dëmet materiale janë të konsiderueshme në automjet. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësiti i zjarrfikësve. Policia e Kosovës është duke i hetuar rrethanat se si ka ndodhë rasti”, tha ai.

Klan Kosova ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes: