Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

Kronika April 01, 2026 - 11:08

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e një personi që kërkohet për “Vjedhje’’.

Postimi:

Kërkesë për bashkëpunim

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.

Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes e-mailit: [email protected].