Arrestohen tre persona për armëmbajtje pa leje
Foto: Ilustrim/ Laura Hasani

Arrestohen tre persona për armëmbajtje pa leje

Kronika April 01, 2026 - 09:22

Janë arrestuar tre persona për armëmbajtje pa leje.

Sipas raportit policor, të tri rastet kanë ndodhur dje (e martë) në Podujevë, Lipjan dhe Prishtinë.

Në Podujevë të dyshuarit i është gjetur mjet i mprehtë-thikë, ndërkaq pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

“Rr. ‘Zahir Pajaziti’, Podujevë / 31.03.2026 – 00:17. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një mjet i mprehtë-thikë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Në Lipjan të dyshuarit i është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistoletë me një fishek.

“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport.

Ndërkaq në Prishtinë është arrestuar i dyshuari, pasi gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 15 fishekë të armës me gaz.

“Lidhur me rastin është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë”, thuhet tutje në raport. /Zëri