Aksident i rëndë në Prizren, arrestohet shoferi
Një aksident i rëndë ka ndodhur dje (e martë) në Prizren, si pasojë një person ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Sipas raportit policor, viktima pas pranimit të trajtimit mjekësor në Spitalin e Prizrenit është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.
Ndërkaq, i dyshuari mashkull është arrestuar, pasi dyshohet se ka qenë duke drejtuar veturën nën ndikim të alkoolit.
“Rr. ‘Prishtina’, Prizren / 31.03.2026 – 06:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se derisa ka qenë duke drejtuar veturën nën ndikim të alkoolit ka shkaktuar aksident trafiku, duke goditur veturën, e cila drejtohej nga viktima mashkull kosovar. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti pas pranimit të trajtimit mjekësor në Spitalin e Prizrenit është dërguar në QKUK për trajtimit të mëtutjeshëm. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri