Përfshihet nga zjarri një lokal në Prishtinë
Foto: Zëri / Ilustrim

Përfshihet nga zjarri një lokal në Prishtinë

Kronika April 01, 2026 - 09:02

Një lokal në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë është kapluar nga zjarri të martën rreth orës 23:30.

Duke u bazuar në njoftimin zyrtar, rasti është iniciuar si “Zjarrvënie”, megjithatë nuk është identifikuar ndonjë i dyshuar.

“Raportohet se në lokalin e viktimës mashkull kosovar ka shpërthyer një zjarr. Zjarrfikësit kanë reaguar dhe e kanë shuar zjarrin. Në konsultim me prokurorin, është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin e Policisë.