Ndezën fishekzjarrë pranë hotelit ku qëndronte ekipi turk, arrestohen dy persona
Kronika
March 31, 2026 - 13:22
Dy persona janë arrestuar nën dyshimin për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, pasi kanë ndezur fishekzjarrë pranë hotelit ku po qëndron ekipi turk.
Këtë e ka konfirmuar për “Zërin” zëdhënësi i Policisë së Kosovës për kryeqytetin, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Dy persona janë arrestuar, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale 'Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm'. Të njëjtët janë dërguar në mbajtje për 48 orë”.
Ndryshe, sonte me fillim të orës 20:45 zhvillohet ndeshja historike Kosovë - Turqi në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /Zëri