Arrestohet shtetasi i huaj në Deçan, u kap me kokainë
Foto: Laura Hasani

Arrestohet shtetasi i huaj në Deçan, u kap me kokainë

Kronika March 31, 2026 - 09:38

Një shtetas i huaj është arrestuar të hënën në rrugën “Fatmir Nimanaj” në Deçan.

I njëjti dyshohet për veprën penale “Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike”.

Sipas njoftimit të Policisë, shtetasit të huaj iu gjetën dhe konfiskuan dy qese me kokainë.

“Gjatë kontrollit në automjet të cilin ka qenë duke e drejtuar dëshmitari mashkull kosovar, te pasagjeri mashkull shtetas i huaj janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancave të dyshuara narkotike e llojit kokainë (dy qese pesha nuk dihet). I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të Policisë.