Vjedhje e rëndë në Gjilan, hajnat marrin fije bakri nga një kompani
Kronika
March 31, 2026 - 08:54
Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në rrugën “Enver Rexhepi” në Gjilan.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 29 mars, orës 01:30 në Gjilan, raporton Zeri.info.
“Rr. ‘Enver Rexhepi’, Gjilan / 29.03.2026 – 01:30. Është raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë përmes dritares në objektin e kompanisë së viktimës kosovar dhe prej aty kanë vjedhur fije metalike të bakrit. Në konsultim me prokurorin, është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri