Kapet i dyshuari me narkotikë në Shtime, lirohet në procedurë të rregullt
Foto: Laura Hasani

Kapet i dyshuari me narkotikë në Shtime, lirohet në procedurë të rregullt

Kronika March 31, 2026 - 08:50

Policia ka evidentuar një rast të posedimit të narkotikëve në fshatin Godanc i Ultë, në Shtime.

Sipas njoftimit të PK-së, rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 21:57, në fshatin Godanc i Ultë, në Shtime, raporton Zeri.info.

“Fsh. Godanc i Ultë, Shtime / 30.03.2026 – 21:57. Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar: 1.36 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 4.67 gramë të një substance që dyshohet të jetë narkotike dhe një grinder. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri