Ishte në kërkim nga Policia për dhunim, arrestohet i dyshuari në Fushë-Kosovë
Foto: Zëri / Ilustrim

Ishte në kërkim nga Policia për dhunim, arrestohet i dyshuari në Fushë-Kosovë

Kronika March 31, 2026 - 08:43

Policia ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Dhunim” në Fushë-Kosovë.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti kishte ndodhur më 10 dhjetor 2025, rreth orës 10:30, ndërsa më 30 mars 2026 i dyshuari kosovar, i cili ishte në kërkim, është ftuar për intervistim nga prokurorja.

"Fushë Kosovë / 10.12.2025 – 10:30. Më 30.03.2026 është ftuar për intervistim nga prokurorja i dyshuari kosovar, i cili kishte qenë në kërkim lidhur me rastin. I dyshuari pas intervistimit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje", thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri