Ngacmoi seksualisht një femër, arrestohet prishtinasi
Foto: Laura Hasani

Ngacmoi seksualisht një femër, arrestohet prishtinasi

Kronika March 31, 2026 - 08:26

Një femër është sulmuar seksualisht nga një i dyshuar gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 13:00, në rrugën “Ali Vitia” në Prishtinë, raporton Zeri.info.

“Rr. ‘Ali Vitia’, Prishtinë / 30.03.2026 – 13:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është ngacmuar nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri