Gjendet shëndoshë e mirë 76-vjeçari nga Fushë Kosova
Kronika
March 30, 2026 - 19:34
Qani Rexhepin, 76-vjeçari nga Fushë Kosova i cili u raportua i zhdukur nga familjarët, është gjetur shëndoshë e mirë në Prishtinë.
Familjarët kërkuan ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e tij pasi ai ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më.
I moshuari është gjetur nga një qytetare në një rrugë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.