Aksident mes dy automjeteve në Lupç të Podujevës, nuk ka të lënduar

Aksident mes dy automjeteve në Lupç të Podujevës, nuk ka të lënduar

Kronika March 28, 2026 - 18:12

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë–Podujevë, në fshatin Lupç, rreth orës 15:33 pranë kazermës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila njoftoi se në aksident u përfshinë dy automjete, por fatmirësisht nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.

“Rreth ores 15:33 ne Lupç të rrethi afer kazermes, Aksident trafiku zë përfshira dy automjete, aksidenti ka qenë vetem me dëme pa të lenduar”, tha ajo.

Në vendngjarje kanë dalë njësitet e policisë, të cilat kanë nisur hetimet.