Vdes një fëmijë në Vushtrri pasi u godit aksidentalisht me veturë nga babai i tij
Kronika
March 28, 2026 - 08:56
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vushtrri me datë 27.03.2026 rreth orës 15:00, ku një person nga pakujdesia ka goditur me veturë fëmijën e tij.
Sipas Policisë, fëmija ka marrë plagë të rënda dhe ka ndërruar jetë.
“Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në rapor. /Zëri