Sulmoi fizikisht motrën, në pranga një person në Podujevë
Kronika
March 28, 2026 - 08:40
Një rast i dhunës në familje është raportuar të premten rreth orës 14:00 në Podujevë.
Sipas Policisë, për këtë është arrestuar një mashkull, i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht motrën e tij.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Zëri