Vdes ish-luftëtari i UÇK-së, Masar Bakija
Foto: Laura Hasani

Vdes ish-luftëtari i UÇK-së, Masar Bakija

Kronika March 26, 2026 - 18:14

Ka vdekur ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Masar Bakija.

Me këtë rast ka reaguar ish-bashkëluftëtari i tij, njëherësh deputeti i AAK-së Daut Haradinaj.

Haradinaj tha se Masari ishte njeri i guximit dhe sakrificës.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tonë, Masar Bakija. Majori Masar Bakija ishte pjesë e betejave tëë qytetit të Gjakovës së bashku me shumë luftëtarë e heronjë të kesaj ane, Masari ishte njeri i guximit dhe sakrificës, që i shërbeu atdheut me nder, si gjatë luftës ashtu edhe në TMK. Kontributi i tij për lirinë dhe vendin tonë nuk do të harrohet kurrë. Kujtimi për të do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat tona dhe në historinë që ndërtuam së bashku. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë bashkëluftëtarëve. U prehtë në paqe. Lavdi jetës dhe veprës së tij! Te lutem shkruaje nje lajm duke u bazuar ne kete tekst”, u shpreh Haradinaj.