Nis seanca ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt

Nis seanca ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt

Kronika March 26, 2026 - 10:11

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca gjyqësore për të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.

Në seancën e kaluar Prokuroria ka ngritur dyshimet se krimi i rëndë ndodhi për arsye të përfitimit financiar. Ky institucion i ka rrumbullakuar të gjitha borxhet e Naim Murselit që i ka deri më tash, ku rezulton se i njëjti i ka rreth 500 mijë euro borxh.

Po ashtu në këtë seancë Naim Murseli kishte kërkuar të komunikojë me djalin e tij e po ashtu edhe me Behgjet Pacollin.

Kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dermaku, tha se kërkesa për komunikim me Pacollin i refuzohet ngase është kategori e personave që nuk e lejon ligji.

“Keni parashtru kërkesë me komuniku me djalin. Kam kontaktu me autoritetet suedeze, jam në pritje të përgjigjes së tyre. Ndërsa, për kërkesën që e ke ba me komuniku me Behgjet Pacollin, me numër të telefonit të Zvicrës dhe me dhëndrin e juaj- ajo është kërkesë që nuk lejohet, sepse këtë kategori të personave nuk e lejon ligji”, ishte shprehur Dermaku.

Ndërsa në seancën e 29 janarit, Murseli tha para trupit gjykues se nuk ka pasur asnjë marrëveshje për ta vrarë Liridonën. Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023 në orën 20:25 në rrugën “Dalip Alshiqi” në fshatin Bërnicë të Prishtinës. /EO