Arrestohet një i dyshuar për dhunim në Deçan
Kronika
March 26, 2026 - 08:47
Një rast i dhunimit është raportuar javë më parë në Polici, mirëpo të mërkurën rreth orës 08:20 është arrestuar i dyshuari.
Sipas PK-së, i dyshuari është intervistuar lidhur me rastin, kurse viktima është dërguar në IML për ekzaminim mjekësor gjinekologjik.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Zëri