Një grua kërkohet nga Policia, dyshohet për vjedhje në një qendër tregtare në Ferizaj

Një grua kërkohet nga Policia, dyshohet për vjedhje në një qendër tregtare në Ferizaj

Kronika March 25, 2026 - 10:05

Një grua është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se ka kryer veprën “Vjedhje”.

Sipas një postimi në rrjetin social Facebook, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 06.01.2026, në një qendër tregtare në Ferizaj.

“Bazuar në autorizimin e prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, personi i dyshuar, fotoja e të cilës është publikuar, shpallet në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje’, nga Neni 313 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, që ka ndodhur më datën 06.01.2026 në një qendër tregtare në Ferizaj”, thuhet në njoftim.

Çdo informacion lidhur me personin në kërkim trajtohet me konfidencialitet të plotë dhe mund të dërgohet në adresën elektronike [email protected], ose në numrat e telefonit: 192 ose 080019999.