Vdes shtetasi i huaj në QKUK, Policia nis hetimet
Kronika
March 25, 2026 - 09:24
Një shtetas i huaj ka vdekur të martën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ishte duke u trajtuar që nga 9 marsi.
Sipas Policisë, i njëjti ishte me leje qëndrimi të përkohshëm në Kosovë.
Me vendim të prokurorit të rastit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti i vdekjes është duke u hetuar nga organet e rendit.