Policia jep detaje për incidentin me armë te Rruga B

Policia jep detaje për incidentin me armë te Rruga B

Kronika March 23, 2026 - 21:42

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 21:00 mori informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “B” në Prishtinë.

Njësitet policore u dërguan menjëherë në vendin e ngjarjes, ku u raportua se një person, mashkull, ishte plagosur dhe ishte dërguar për trajtim mjekësor.

Aktualisht, policia ka nisur një hetim për zbardhjen e rastit dhe është në kërkim të personit të dyshuar, i cili tashmë është identifikuar.

“Rreth orës 21:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në rrugën “B” në Prishtinë.  Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur. Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rasrit ndërkohë që  janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, njoftoi Flora Ahmeti për Klan Kosova.