Dyshohet se gjatë luftës kreu krime ndaj civilëve në Matiçan të Prishtinës, arrestohet një person

Dyshohet se gjatë luftës kreu krime ndaj civilëve në Matiçan të Prishtinës, arrestohet një person

Kronika March 23, 2026 - 17:19

Një person me inicialet Z.S. është arrestuar nga hetuesit policorë, nën dyshimin për kryerjen e krimeve kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë.

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, kanë arrestuar Z.S., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “krime lufte kundër popullsisë civile””, thanë Prokuroria Speciale dhe Policia në një komunikatë të përbashkët për media.

Image

Sipas komunikatës, “i pandehuri Z.S., si pjesë e një grupi paramilitar të forcave serbe, dyshohet se ka kryer krime lufte në fshatin Matiçan, Komuna e Prishtinës gjatë periudhës kohore 1998-1999”.

“Brenda afatit ligjor, sipas Kodit te Procedurës Penale, Prokuroria Speciale do të paraqesë në Gjykatën Themelore te Prishtinës, Departamenti Special kërkesën për paraburgim”, thuhet në komunikatë.