Policia konfiskon armatim dhe pajisje ushtarake në Zubin Potok
Policia ka zbuluar armë dhe pajisje ushtarake në një shtëpi të pabanuar në veri të vendit.
Sipas njoftimit të Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur më 21 mars 2026 rreth orës 11:55 në fshatin Varagë, në komunën e Zubin Potokut, ku gjatë patrullimit dhe kontrollit zyrtarët policorë kanë hasur në armatim të paligjshëm.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një armë automatike e tipit AK-47 me pesë karikatorë të mbushur me gjithsej 68 fishekë, si dhe dy uniforma të kamufluara dhe pajisje për pastrimin e armëve.
Po ashtu, në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një granatë dore, e cila është tërhequr në mënyrë të sigurt nga njësiti për deminim.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të zbardhur rrethanat dhe origjinën e armatimit të gjetur.