Vrasja në Klinë, Haradinaj: I rëndë lajmi për vdekjen e bashkëluftëtarit Faruk Isufi
Kronika
March 21, 2026 - 18:45
Një rast tragjik është raportuar në Klinë, ku një person mbeti i vdekur pasi dyshohet se u qëllua me armë zjarri nga vëllai.
Viktima është Faruk Isufi, të cilin kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës thotë se e ka pasur bashkëluftëtar.
“I hidhur lajmi për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit Faruk Isufi nga Klina. Edhe më i rëndë fakti se pas gjithë sakrificës për liri dhe angazhimit të tij në shtetndërtim, u nda nga jeta në rrethana të trishta.
Faruku ishte aktivist i hershëm i Aleancës, i përkushtuar dhe i respektuar nga të gjithë ata që patën rastin ta njohin nga afër.
Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, bashkëluftëtarëve dhe kolegëve në Aleancë”, shkroi Haradinaj. /Zëri