Nisen nga Austria drejt Kosovës, trupat e tre kosovarëve që humbën jetën tragjikisht në Vjenë
Kronika
March 20, 2026 - 18:07
Ambasada e Kosovës në Austri ka njoftuar se janë përmbyllur të gjitha procedurat e nevojshme lidhur me rastin tragjik që ndodhi në këtë shtet.
Sipas njoftimit, në koordinim të ngushtë me familjarët e viktimave dhe autoritetet kompetente austriake, trupat e pajet të tre shtetasve të Kosovës – Asllan Musliu, Istref Zekaj dhe Pajtim Bajrami – janë nisur pasditen e sotme për në Kosovë.
Ambasada ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjet e të ndjerëve, të afërmit e tyre dhe për të gjithë ata që janë prekur nga kjo humbje.
Po ashtu, është vlerësuar edhe solidariteti i bashkatdhetarëve, të cilët, sipas ambasadës, kanë treguar gatishmëri dhe përkushtim për të ndihmuar në këto momente të vështira./Zëri