Nga pakujdesia e qëlloi me pushkë ajrore, i lënduari në Gjakovë dërgohet për trajtim mjekësor
Foto: Laura Hasani

Nga pakujdesia e qëlloi me pushkë ajrore, i lënduari në Gjakovë dërgohet për trajtim mjekësor

Kronika March 20, 2026 - 12:54

Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në Gjakovë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Brahim Zeka”, në Gjakovë, më 17.03.2026-17:00.

Në raport bëhet e ditur se një person është qëlluar nga pakujdesia me pushkë ajrore.

“Viktima është dërguar ne tretman mjekësorë, ndërsa arma e përdorur është sekuestruar”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt