Ishte dënuar për vjedhje, 41-vjeçari ndërron jetë në bllokun e sigurisë në Tiranë
Kronika
March 20, 2026 - 11:54
Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në rrugën “Mine Peza”, te Blloku i Sigurisë.
Shtetasi B. P., 41 vjeç, i arrestuar më 18 mars për “vjedhje të mbetur në tentativë”, është gjetur pa shenja jete rreth orës 05:45.
Policia njofton se vdekja dyshohet të ketë ardhur për shkaqe natyrale dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, raporton euronews.al.
Autoritetet bëjnë apel për respektimin e zonës dhe informojnë se hetimet për këtë ngjarje vazhdojnë.