Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Prokuroria autorizon hetime ndaj zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale

Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Prokuroria autorizon hetime ndaj zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale

Kronika March 19, 2026 - 15:26

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar autorizime shtesë për Policia e Kosovës në kuadër të hetimeve për rastin e keqtrajtimit të një fëmije 5-vjeçar në Lipjan.

Sipas njoftimit, këto autorizime kanë për qëllim ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore për të identifikuar përgjegjësinë eventuale të zyrtarëve të Qendra për Punë Sociale në Lipjan, si dhe të zyrtarëve të tjerë kompetentë të komunës, të cilët mund të kenë pasur rol direkt apo indirekt në shkaktimin e pasojave në këtë rast.

Prokuroria ka theksuar se angazhimi mbetet maksimal për ndjekjen e kryerësve të mundshëm të veprave penale dhe për zbardhjen e plotë të rastit.

Në njoftim vihet në pah se raste të tilla trajtohen me prioritet të lartë, sidomos kur bëhet fjalë për mbrojtjen e fëmijëve, të cilët konsiderohen kategori e ndjeshme e shoqërisë./Zëri