Përfundon aksioni i Prokurorisë dhe Policisë në ARBK

Përfundon aksioni i Prokurorisë dhe Policisë në ARBK

Kronika March 18, 2026 - 15:41

Ka përfunduar pas disa orësh aksioni i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve [ARBK], i cili kishte nisur në orët e hreshme të mëngjesit të sotëm.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe njësitet përkatëse, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, sot në orët e hershme të mëngjesit ka filluar me zbatimin e një aksioni në Agjencinë e Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), insititucion që funksionon në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në komunën e Prishtinës.

“Lidhur me këtë aksion, ekziston dyshimi i arsyeshëm se të pandehurat me inicialet I.R.J., F.L. dhe A.I.K., në cilësinë e personave zyrtarë në ARBK, të njëjtat dyshohen për veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ nga Neni 414, par. 2 lidhur me par.1 lidhur me Nenin 31 të KPRK-së, të cilat duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin, me dashje dhe me qëllim kanë ndërmarrë veprime të kundërligjshme në mënyrë që personi me inicalet I.B., të përfitojë dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme”, thuhet në njoftim.

Sipas dyshimeve, ato kanë bërë ndryshimin e pronësisë së aksioneve të kompanisë ‘’N.K.W.P’’ ’"Sh.P.K’’ në vlerë mbi 50.000 euro.

Me vendim të prokurorit të Shtetit, të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet. /Zëri