Prangoset i dyshuari për shpëlarje parash, dyshohet për mashtrime në Kosovë dhe Gjermani
Kronika
March 17, 2026 - 18:05
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka arrestuar të martën një person të dyshuar me inicialet A.B., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “shpëlarje e parave”.
Sipas njofitmit thuhet se A.B. është ndaluar për 48 orë dhe dyshohet se ka përfituar para përmes mashtrimeve ndaj qytetarëve në Kosovë dhe Gjermani, të cilat i kishte deponuar në llogaritë bankare të subjekteve në pronësi të tij.
"Brenda afatit ligjor, Prokuroria Speciale do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Departamenti Special", thuhet në njofitm. /Zëri