Dogana ndalon mbi 2.000 palë syze dielli të falsifikuara “Gucci”, “Porsche” dhe “Miu Miu” në Prishtinë

Dogana ndalon mbi 2.000 palë syze dielli të falsifikuara “Gucci”, “Porsche” dhe “Miu Miu” në Prishtinë

Kronika March 17, 2026 - 13:03

Dogana e Kosovës, përmes Zyrës Doganore në Prishtinë, ka zbuluar 2.070 palë syze dielli me marka tregtare “Gucci”, “Porsche” dhe “Miu Miu”, të cilat dyshohet se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale.

Zbulimi është bërë pas një kontrolli të detajuar të një ngarkese me mallra komerciale, ndërsa autoritetet doganore kanë bërë të ditur se mallrat janë ndaluar.

Rasti, sipas njoftimit, po trajtohet në përputhje me procedurat ligjore në fuqi. /Zëri