Djali nga Lipjani përfundon në QKUK në gjendje jo të mirë, prindërit arrestohen për neglizhencë
Një rast i neglizhencës prindërore është raportuar në Lipjan, ku një i mitur është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, viktima është paraqitur në gjendje jo të mirë shëndetësore, që dyshohet të ketë ardhur si pasojë e mostrajtimit të duhur nga ana e prindërve të tij, shkruan Zeri.info.
Lidhur me rastin autoritetet kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme, duke arrestuar dy prindërit si të dyshuar për neglizhencë dhe me vendim të prokurorit ata janë dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Shkelje e detyrimeve familjare
Lipjan, NN. Është raportuar se është sjellë në QKUK - Prishtinë viktima mashkull kosovar i mitur, për shkak të gjendjes së tij jo të mirë, për shkak të mostrajtimit nga ana e prindërve të tij. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Zëri