Rasti tragjik në Gjakovë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Rasti tragjik në Gjakovë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Kronika March 17, 2026 - 08:43

Një person (pronar i një lokali) kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave, njëri nga viktimat nga plagët e marra kishte vdekur.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën, rreth orës 05:20, në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë.

Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja dhe një mjet i mprehtë (thikë).

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, pronar i një lokali, kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë, njëri nga viktimat nga plagët e marra kishte vdekur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja dhe një mjet i mprehtë (thikë)”, thekson Policia në raportin ditor.

Ndërkaq, siç thuhet, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“I dyshuari është vetëdorëzuar dhe ka dorëzuar një revole. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.