Sulmuan zyrtarët policor, arrestohen tre persona në Podujevë
Foto: Laura Hasani

Sulmuan zyrtarët policor, arrestohen tre persona në Podujevë

Kronika March 15, 2026 - 08:45

Tre persona janë arrestuar të shtunën rreth orës 16:30 në Pollatë të Podujevës, pasi kanë sulmuar katër zyrtarë policor.

Ngjarja ka ndodhur derisa të dyshuarit kanë qënë me traktor të ngarkuar me dru ilegale dhe tjetri me automjet e kishte goditur automjetin e policisë.

“Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Zëri